Kafshët shtëpiake jua përmirësojnë shëndetin mendor

Kafshët shtëpiake jua përmirësojnë shëndetin mendor

Besohet se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar mbahen rreth 10 milionë mace dhe 11.5 milionë qen si kafshë shtëpiake – dhe studimet e reja sugjerojnë se kafshët shtëpiake mund ta përmirësojnë shëndetin mendor të njerëzve.

Studimi i ri, i publikuar në ‘BMC Psychiatry’, dhe i kryer nga hulumtuesit e universiteteve të Liverpoolit, Manchesterit dhe Southamptonit, është i pari që ka ofruar dëshmi për rolin e kafshëve shtëpiake në menaxhimin afatgjatë të mirëqenies mendore.

Hulumtuesit kanë rishikuar 17 studime ndërkombëtare për ta eksploruar kualitetin, natyrën dhe nivelin e dëshmive që sugjerojnë se kafshët janë të mira për shëndetin e njerëzve.

Kështu, ata kishin konstatuar se kafshët shtëpiake janë të mira për menaxhimin e mirëqenies mendore, e në veçanti gjatë periudhave të ndryshme të krizave.

Por, kafshët shtëpiake kanë edhe efekte negative emocionale dhe psikologjike, në veçanti kur ato ngordhin dhe pronari mërzitet.

Sidoqoftë, autorët e studimit thonë se ende duhet të kryhen hulumtime më të hollësishme për të pasur dëshmi të qarta sa i përket rolit të kafshëve shtëpiake në mirëqenien e njerëzve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje