Kali dukej sikur qeshte, momenti kapet nga fotografi amator (Foto)

Kali dukej sikur qeshte, momenti kapet nga fotografi amator (Foto)

Bragi Ingibergsson ka ndaluar skaj një rruge në Islandë, për të fotografuar katër kuaj.

Por, ishte një i pestë që i tërhoqi vëmendjen, pasi nisi të bënte grimasa sikur po qeshte, teksa më pas e nxori edhe gjuhën.

“Ndalova sepse ishin kuaj shumë të bukur, nuk e prita që ndonjëri reagon në këtë formë” ka thënë Ingibergsson.

Imazhet e rralla janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa u komentuan se janë të vështira të realizohen nga një amator.

“Jam profesionist dhe tërë jetën kam kërkuar për ndonjë lëvizje të pazakontë të kafshëve, ja që atë e ka kapur dikush tjetër” ka qenë një prej komenteve të shumta.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje