Kapen 1.6 ton drogë në gomone, autorët ia dalin të largohen

Kapen 1.6 ton drogë në gomone, autorët ia dalin të largohen

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, Guardia di Finanza sekuestruan një gomone rreth 8 m të gjatë, e cila ndiqej prej disa ditësh pasi fshihej në zonën e Karaburunit.

Të martën në darkë u diktua 20 milje larg bregut të Semanit, por pas ndjekjes gomonia u gjet e braktisur me rreth 1.6 ton kanabis në bord.

Mjeti lundrues u dërgua në Vlorë dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e skafisteve.

Aksioni u krye nga D.V.P.Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza, të cilat vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara paraprakisht për lëvizjen e saj në ujërat detare shqiptare.

Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, që sipas policisë dyshohet se mund të ketë pasur defekt dhe më pas është braktisur nga skafistët.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje