Kapen 613 kg kokainë në Portin e Durrësit

Kapen 613 kg kokainë në Portin e Durrësit

Është bërë me dije se 613 kilogramë kokainë janë gjetur brenda një kontenieri në Portin e Durrësit.

Informacionet paraprake kanë theksuar se sasia e drogës zbulon një rrjet trafiku narkotikësh që nis nga Kolumbia përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar dhe përfundon në tregun evropian.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë detaje lidhur me kapjen e sasisë së konsiderueshme të kokainës.

“Mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizën e riskut, pas një pune të mirë, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar ‘Last Snow’. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja e një sasie rekord prej 613 kg lëndë narkotike kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milionë euro”, ka thënë Veliu.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje