Kapet një anije kozmike e panjohur në Orbit, pretendohet se ka origjinë...

Kapet një anije kozmike e panjohur në Orbit, pretendohet se ka origjinë jashtëtokësore! (Video)

Ky është momenti kur Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka kapur një anije kozmike jo të njohur në orbitë – sipas shkencëtarëve të hapësirës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për The Black Knight Satellite, emri i dhënë për një objekt të kapur nga kamera nga astronautët e NASA-s, gjatë një misioni të anijes kozmike të vitit 1998.

Dhe teoricienët e konspiracionit kanë qenë të obsesionuar prej saj, duke pretenduar se ajo është me origjinë jashtëtokësore dhe ndoshta është deri në 13,000 vjeç.

Në videon, e cila thuhet se është kapur nga një transmetim live i NASA-s – shihni një objekt misterioz, i zi që lundron pranë anijes Sojuz.

Ndërkohë, thuhet më tej, astronautët mund të dëgjohen duke fërshëllyer ndërsa fenomeni lëviz në distancë.

Videoja më pas këputet, para se mund të shihet më mirë se çfarë mund të jetë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje