Kendrick Lamar blen shtëpi mbi dy milionë dollarëshe në Calabasas

Kendrick Lamar blen shtëpi mbi dy milionë dollarëshe në Calabasas

Kendrick Lamar ia ka shtuar koleksionit të tij të pasurisë edhe një shtëpi.

Reperi i Top Dawg Entertainment ka blerë shtëpinë prej 2.65 milionë dollarë në Calabasas të Califit si një investim në pronë.

Kendrick sipas TMZ e bleu shtëpinë edhe pse nuk do të jetojë në të. Burime thonë se shtëpia është blerë me qëllim të investimit në patundshmëri.

Burime tjera thonë se ai ka blerë shtëpinë 5,400 metra katrorë për qëllime të investimit.

Dokumentet që janë shfaqur në publik tregojnë se blerja është realizuar në nëntor.

Lamar nuk fokusohet vetëm në planifikim financiar, por në karrierën e tij diversifikuese. Këtë vit, ai arriti majat e top listave me “Black Panther” që ishte edhe kolonë zanore e filmit me po të njëjtin emër.

Kendrick aktualisht po punon në projekte të reja.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje