Keqpërdorimi i detyrës zyrtare, aktakuzë për dy polic

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare, aktakuzë për dy polic

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë, kundër të akuzuarve F.T. dhe R.K., që të dy zyrtar policor për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të bashkëkryerësve si persona zyrtar, nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.

Të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të zyrtarëve policor – pjesëtarëve të Policisë së Trafikut Rrugor në Prizren, gjatë orarit të punës, e pasi që e sekuestrojnë përkohësisht automjetin për shkak të vetaksidentit, nuk hapin rast për vetaksident dhe me dashje lirojnë automjetin e tipit Volvo V40 dhe ia dorëzojnë personit F.K., edhe pse e kanë ditur se ky automjet është vetaksidentuar dhe ka rezultuar i pazhdoganuar, në të njëjtin janë vendosur targat e regjistrimit që nuk i përkisnin dhe si i tillë nuk është dashur të lirohet nga ana e të pandehurve, por të dorëzohet në terminalin doganor në Prizren, për zhdoganim.

Me këto veprime në bashkëkryerje të pandehurit F.T. dhe R.K., kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje