Kërkohet sërish bllokimi i pasaportës së Tahirit

Kërkohet sërish bllokimi i pasaportës së Tahirit

Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda i kërkon Gjykatës së Lartë të kthejë masën e bllokimit për pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Rekursi ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që i riktheu pasaportën Tahirit është regjistruar në 7 shkurt të këtij viti.

Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Tom Ndreca, edhe pse nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet rekursi i Prokurorisë për pasaportën e ish-ministrit Tahiri.

Ai është në hetim nga prokuroria i dyshuar si i përfshirë në rrjetin e traãkut të drogës së Habiljave, çështje që po hetohet paralelisht nga Prokuroria e
Katanias si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Me 9 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda kishte vendosur ndalimin e daljes së ish-ministrit jashtë vendit, me
argumentin se ai mund t’i shmangej drejtësisë.

17 ditë më vonë, më 26 Dhjetor Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e pasaportës së Tahirit.

Në Janar, Gjykata lejoi ekstradimin e Nazer Seitit drejt Katanias. Ai cilësohet si ãnancieri grupit të Habilajve dhe si një nga njerëzit më të rëndësishëm
në këtë hetim.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje