Këshilla të vlefshme se si të mos keni qepalla të ënjtura

Këshilla të vlefshme se si të mos keni qepalla të ënjtura

Qepallat e ënjtura janë një problem për shumë kë. Kjo jo vetëm që na bën të dukemi më të vjetër por poashtu shkakton edhe probleme të tjera me sy.

Prandaj, më poshtë janë disa këshilla se si ta tejkaloni këtë problem me disa trajtime efektive që mund t’i bëni në shtëpi.

Qeskat e çajit kamomil

Kamomili ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë në trajtimin e qepallave të ënjtura.

Pasi t’i bëni vetes një çaj kamomili, ftohni dy qeska të çajit dhe vendosni ato në sy për 15-20 minuta. Nëse paraprakisht i vendosni qeskat e çajit në frigorifer, do të keni një efekt më të madh freskues.

Të bardhat e vesë

Të bardhat e vezëve e forcojnë lëkurën tuaj. Sigurohuni që lëkura e qepallave tuaja të jetë e pastër dhe e tharë dhe vendosni një sasi të vogël të të bardhës të vezëve dhe të prisni derisa të thahet. Pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Ju do shihni rezultatet menjëherë.

Akull

Akulli ngushton enët e gjakut dhe zvogëlon ënjtjen e qepallave të tua. Ju vetëm duhet të kaloni kubet e akullit në qepalla dhe ju do të shihni efektin në një kohë shumë të shkurtër.

Hani rrush

Rrushi përmban elemente që parandalojnë ose ngadalësojnë procesin e plakjes. Pra, shtojeni atë në dietën tuaj të përditshme për ta bërë veten të dukeni më të rinj.

Tranguj

Është një ilaç shumë i njohur dhe efektiv. Trangujt janë të pasur me acide që reduktojnë inflamacionin dhe forcojnë lëkurën tuaj.

Thjesht vendosni dy feta të ftohta të trangujve mbi sy, qetësohuni për 15-20 minuta, largoni ato dhe shijoni lëkurën e freskët dhe rinore.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje