Këshillojnë edhe ekspertët: Lidhjet në jetë reale nuk janë të ngjashme me...

Këshillojnë edhe ekspertët: Lidhjet në jetë reale nuk janë të ngjashme me ato të filmave të Hollywood-it

Nëse iu besoni filmave të Hollywood-it, atëherë me siguri se mendoni që dashuria funksionon kështu: një grua ndihet e papërmbushur dhe e “palumtur në dashuri” derisa ta gjejë të duhurin me të cilin do të jetojë tërë jetën e lumtur. Nëse mendoni kështu, atëherë jeni shumë larg realitetit.

Ekspertët e lidhjeve i kanë shkatërruar këto mite Hollywood-iane dhe sugjerojnë t’i shmangni me çdo kush.

Në anën tjetër, ekziston edhe miti i Titanikut që thotë se lidhjet janë të përsosura. Arabella Rusell, eksperte e çifteve, thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi që, nëse do të ishte e vërtetë, çiftet asnjëherë nuk do të ndaheshin apo shkurorëzoheshin.

Nuk ka lidhje të përsosur, vetëm lidhje të mirë. Partneri mund të mos jetë i/e përsosur tërë kohën, e as ju nuk mund të jeni. Jo gjithmonë çdo gjë është e përsosur, por kjo nuk do të thotë se jeni duke bërë diçka gabim në lidhje.

Sipas saj duhet të punoni në zgjidhjen e problemeve brenda lidhjes, duhet të bisedoni për to dhe duhet ta ushqeni dashurinë.

Vlen të ceket se filmat e Hollywood-it e kanë shprehi të sugjerojnë se dashuria është argëtuese vetëm në vitet e 20’ta ose 30’ta, por dashuria mund të gjendet në çdo moshë, dhe me pak përkushtim, secila lidhje bëhet argëtuese dhe interesante.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje