Këto janë shkaqet e vonesës së ciklit menstrual

Këto janë shkaqet e vonesës së ciklit menstrual

Një problem i cili ndodh shpesh tek femrat është vonesa e ciklit menstrual. Shpjegimi i parë që na vjen ndërmend në këtë rast është shtatzënia. Por, jo gjithmonë arsyeja kryesore është kjo, pasi vonesa e ciklit  lidhet me faktorë të ndryshëm.

Shkaqet e vonesës së ciklit

Një vonesë e ciklit mund të sinjalizojë diçka të rëndësishme, por gjithashtu mund të jetë edhe thjesht një faktor episodik. Ovulimi, në fakt, është një proces fiziologjik i rregulluar nga një sërë hormonesh që janë në gjendje të ndryshojnë nga muaji në muaj për shkak të faktorëve të shumtë.

Shtatzënia: kjo është hipoteza e parë që duhet marrë parasysh, veçanërisht nëse gruaja ka marrëdhënie seksuale të rregullta dhe të pambrojtura. Në këtë rast është thelbësore të kryeni testin e shtatzënisë së urinës (mund ta blini në farmaci) për të konfirmuar nëse jeni shtatzënë.

Stresi: problemet e punës ose familjes mund të ndikojnë në shumë aspekte të jetës, duke përfshirë edhe ciklin menstrual. Në periudha të një presioni të veçantë, në fakt, ekziston një çekuilibër hormonal kalimtar i shkaktuar nga faktorët psikologjikë.

Mbipesha: mbipesha mund të kushtëzojë ekuilibrin hormonal dhe, rrjedhimisht, të përcaktojë parregullsinë (ose edhe mungesën) e ciklit menstrual.

Nënpesha: që në raste ekstreme rezulton me anoreksi – është një faktor që mund të rrezikojë të gjithë organizmin, përfshirë edh e sistemin riprodhues, shkruan shekulli. Normalizimi i peshës shpesh është i mjaftueshëm për të rregulluar ciklin menstrual.

Gripi ose sëmundjet e përkohshme: të dy rastet mund të çojnë në një vonesë të ciklit. Prandaj, sapo të shëroheni, cikli menstrual  rishfaqet rreth pesëmbëdhjetë ditë pas ovulimit.

Problemet endokrine: një problem i tiroideve mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, duke shkaktuar një vonesë në ciklin menstrual. Në këtë rast, është e nevojshme të kryhet një vlerësim specifik endokrinologjik dhe disa teste të gjakut për të filluar terapitë e synuara.

Menopauza: momenti kur një grua hyn në menopauzë, trupi i saj pushon të ovulojë dhe për këtë arsye të jetë pjellore. Kjo është një ngjarje krejtësisht e natyrshme.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje