KIESA ndu mirënjohje për top ndërmarrjet më konkurrente

KIESA ndu mirënjohje për top ndërmarrjet më konkurrente

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, organizoi të mërkurën ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për Top Ndërmarrjet më Konkurrente të Vitit.

Në këtë ceremoni, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi së bashku me drejtorin e përgjithshëm të KIESA-s, Besian Mustafa, ndanë mirënjohje për 20 ndërmarrjet në kategoritë Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) nga regjioni i Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës.

Top 20 ndërmarrjet më konkurrente që u shpërblyen me mirënjohje nga KIESA janë:

Regjioni i Prishtinës:
– Top Ndërmarrja Mikro: “VOCOLLI” SH.P.K.
– Top Ndërmarrja e Vogël: “BESELICA” SH.P.K.
– Top Ndërmarrja e Mesme: “ELNOR” SH.P.K.

Regjioni i Gjilanit:
– Top Ndërmarrja Mikro: “WOOD PRODUCT” N.P.T.
– Top Ndërmarrja e Vogël: “GAP” SH.P.K.
– Top Ndërmarrja e Mesme : “ENRAD “SH.P.K.

Regjioni i Ferizajt:
– Top Ndërmarrja Mikro: “TERCOM” SH.P.K.
– Top Ndërmarrja e Vogël: “DAQA” N.P.T.
– Top Ndërmarrja e Mesme: “NDERIMI” SH.P.K.

Regjioni i Prizrenit:
– Top Ndërmarrja Mikro: “AL – SOCKS” N.T.P.
– Top Ndërmarrja e Vogël: “VALI-GROUP” SH.P.K.
– Top Ndërmarrja e Mesme: “LIRI” N.P.T.

Regjioni i Gjakovës:
– Top Ndërmarrja Mikro: “VËLLAZNIMI-A” N.P.T
– Top Ndërmarrja e Vogël: “NDËRMARRJA E RE-FABRIKA E PASURIMIT TË KROMIT DEVË” SH.P.K.
– Top Ndërmarrja e Mesme: “OSA-TERMOSISTEM” SH.P.K.

Regjioni i Pejës:
– Top Ndërmarrja Mikro: “ECOFARM” SH.P.K.
– Top Ndërmarrja e Vogël: “FABRIKA E RE E BRUMEVE” SH.P.K.
– Top Ndërmarrja e Mesme: “NORA” N.T.P.

Regjioni i Mitrovicës:
– Top Ndërmarrja Mikro: “ECOTECH” N.P.T.
– Top Ndërmarrja e Vogël: “ECO – COLOR” SH.P.K.

Procesi i përzgjedhjes së Top NMVM-së më konkurrente në Kosovë, është zhvilluar duke u bazuar në kriteret si: rritja e punësimit, eksportit, kontributeve tatimore si dhe veprimtaria ekonomike dhe struktura e pronësisë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje