Kina forcon lidhjet me Europën Lindore e Juglindore

Kina forcon lidhjet me Europën Lindore e Juglindore

Kina ka interes për një Europë të fortë, u shpreh kryeministri kinez, Li Keqiang në takimin e kryeministrave të vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore që zhvillohet në Sofje, i njohur si takimi 16+1.

Shoqëruar nga një sërë delegacionesh me sipërmarrës nga vende të ndryshme ka filluar në Sofje samiti i Europës Qendrore e Lindore me Kinën.

Kryeministrat e vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore takohen në konferencën e njohur, si takimi 16+1, bashkë me kryeministrin kinez, Li Keqiang.

Në hapje të takimit, kryeministri kinez, Li Keqiang u shpreh, se Kina do të shohë një Europë të fortë dhe të hapur. Kjo është edhe në interesin e Kinës, tha ai.

Ndërsa mikpritësi i takimit, kreu i qeverisë bullgare, Boiko Borisov u shpreh se ky “format nuk ka qëllimin të ndajë, por të bashkojë Europën.” Ai iu referua kështu kritikave të vazhdueshme nga BE, se një takim i tillë me Kinën minon unitetin e Bashkimit Europian. Kooperimi i Kinës me vendet europianolindore alarmon Bashkimin Europian. Diplomatët e Brukselit thonë se strategjia është “përça e sundo”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje