Kjo është Shpresa, tutorja e prostitutave që u arrestua sot në Durrës

Kjo është Shpresa, tutorja e prostitutave që u arrestua sot në Durrës

Shpresa Pisha kishte rolin e organizatores dhe ndërmjetëses duke marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit për të zhvilluar aktivitetin e prostitucionit. 47-vjeçarja iste me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R. Kjo e fundit gjente vajzat dhe gratë që kundrejt shumës prej 50 mijë lekë (të vjetra) ofronin seks me klientët që i siguronte Shpresa.

Në kuadër të operacionit “Rent”, policia e Durrësit pas një hetimi dy mujor arrestoi në agrancë dy shtetaset dhe procedoi në gjendje të lirë një tjetër. Shpresa Pisha kishte lënë edhe banesën në dispozicion të “punës” që bënte. Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se:

Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja)”./JOQ/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje