Klienti i rrëqethur nga dy minj gjigant në banakun e restorantit (Video)

Klienti i rrëqethur nga dy minj gjigant në banakun e restorantit (Video)

Restoranti luksoz që ndodhet në një qendër tregtare në Tajlandë është mbyllur përkohësisht, pasi brenda u panë dy minj gjigant, duke ngrënë brenda banakut.

Klienti që ishte në lokalin i cilin ndodhet në një zonë shumë të frekuentuar të Bangkokut, e ka parë skenën dhe arriti ta filmonte.

I mllefosur dhe i rrëqethur që kishte ngrënë aty, Narongkrit Suëancharu e ka postuar videon në rrjetet sociale, e cila shumë shpejtë u bë virale.

Zyrtarët e lokalit kanë kërkuar falje dhe e kanë mbyllur përkohësisht, por kjo nuk do të thotë se shpëtojnë pa u ndëshkuar me gjobë për mungesë higjiene.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje