Kompleksiteti i jetës ka sjell dhe ndryshimin e trurit, ja sa ishte...

Kompleksiteti i jetës ka sjell dhe ndryshimin e trurit, ja sa ishte truri i njerëzve të parë (FOTO)

Evolucioni i trurit të njeriut mund të ketë ndodhur shumë më gradual se sa mendohej më parë.

Një studim i ri që mori në studime tek rreth 100 fosile ka gjetur se madhësia e trurit u trefishua gjatë tre milion viteve të fundit, por me një proces tepër të ngadalshëm dhe të qëndrueshëm.

Ekspertët thonë se ndryshimi u nxit nga kompleksiteti që po i shtohet jetës njerëzore, në ditët e sotme njerëzit zhvillojnë aftësi të ndryshme mbi kulturën mjetet dhe gjuhën.

Udhëheqësi i studimit Dr Andrew Du nga universiteti i Çikagos ka deklaruar se fosilet e studiuara i përkasin 13 llojesh njerëzish që datojnë në periudha të ndryshme.

Nëse bën një krahasim midis trurit të njeriut modern me atë të vjetrin, njerëzit e sotëm e kanë madhësinë e trurit 3 herë më të madh.

E logjikisht kjo e bënë njeriun e sotëm si qenien me të zgjuar.

Dr Du deklaron se “Madhësia e trurit është një nga tiparet më të dukshme që na bën njerëzore, pasi ai ndikohet nga kompleksiteti kulturor, gjuha dhe jeta e cila na bën ndryshe nga krijesat e tjera.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje