Komuna e Drenasit ia rrënon objektin nënkryetarit të Nismës

Komuna e Drenasit ia rrënon objektin nënkryetarit të Nismës

  1. Një objekt me disa lokale dhe shtëpi banimi ka filluar sot të rrënohet në Komoran me vendim të komunës se Drenasit.

Mirëpo, pronari i këtij objekti, Naim Gjoshi, është ankuar në KALLXO.com se rrënimi i objektit nga komuna po bëhet për hakmarrje politike.

Sipas Gjoshit, rrënimi i shtëpisë dhe lokaleve të tij po ndodh vetëm pse është nënkryetar i degës se Nismës Socialdemokrate në Drenas.

“Këtu shihet papërgjegjësia e institucioneve të Drenasit,këtu shihet kryeneçësia e kryetarit dhe drejtorëve të drejtorive në Drenas, të cilët nuk punojnë për popullatën,por për interesat e veta personale. Thjesht, është hakmarrje politike”, u ankua Gjoshi.

Në terren bashkë me inspektorët e ndërtimit kishte dalë edhe drejtoresha e inspektoratit, Aurora Berisha, siç tha, për përkrahje morale për kolegët e saj.
Sipas drejtoreshës Berisha,objekti ka qenë i ndërtuar në hapësirën publike dhe i njëjti ka penguar realizimin e projektit rrugor.

“S’ka të bëjë aspak me hakmarrje politike, ne as nuk e njohim personalisht personin, e as nuk e dimë çfarë përfaqësie politike ka. Megjithatë, këtu ka qenë një projekt që do realizohet. Këto lokale dhe kjo shtëpi kanë qenë të ndërtuara në hapësirën publike, gjë që pengojnë ketë projekt. Për këtë arsye ne i kemi marrë gjithë hapat ligjorë”, tha drejtoresha Berisha për KALLXO.com.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje