Komuna e Drenasit nis shenjëzimin e rrugëve

Komuna e Drenasit nis shenjëzimin e rrugëve


Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë e Komunës së Drenasit, këtë fundjavë ka nisur implementimin e projektit të shenjëzimit horizontal të rrugëve.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Lumnije Krapi, ka thënë se projekti ka filluar të implementohet brenda qytetit për të vazhduar pastaj edhe në rrugët tjera në periferi dhe në vendkalimin e këmbësorëve, përcjell Klan Kosova.

Projekti ka nisur të realizohet këtë të diel për arsye se komunikacioni është më pak i frekuentuar nga automjetet. ​

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje