Komuna e Malishevës me masa kundër etheve hemoragjike

Komuna e Malishevës me masa kundër etheve hemoragjike

Këshilli Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo ka mbajtur sot takimin e parë, ku ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, si pjesë e këtij këshilli.

Në këtë takim është biseduar për masat që do të merren gjatë këtij viti për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Pas përfundimit të mbledhjes së parë të këshillit, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka bërë të ditur se Këshilli Ndërministror për Luftimin dhe Parandalimin e EHKK, është i përkushtuar për zbatimin e plotë të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Për zbatimin e kësaj strategjie dhe masat tjera që do të merren gjatë këtij viti, si dhe për ta parë situatën nga afër, është paralajmëruar edhe një vizitë e ministrit të shëndetësisë, e cila pritet të realizohet brenda pak ditëve.

Përndryshe, edhe pse Malisheva i ka specifikat e saj dhe njihet si zonë endemike, këtë vit nuk është regjistruar asnjë rast me thumbime nga rriqrat, ndërsa si rezultat i zbatimit të masave të parapara dhe angazhimit maksimal në katër vitet e fundit, në Malishevë, nuk ka pasur raste të vdekjeve nga virusi që shkakton ethe hemorragjike.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje