Komuna e Mitrovicës krijon mundësi të mjaftueshme për parkim të automjeteve

Komuna e Mitrovicës krijon mundësi të mjaftueshme për parkim të automjeteve

Komuna e Mitrovicës është në rrugë të mirë për të zgjidhur problemin e parkimit të automjeteve të qytetarëve në qendrën e qytetit.

Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike, Naser Muja ka bërë të ditur se tashmë është leshur për shfrytëzim të qytetarëve parkingu për automjete në objektin e ri afarist (biznesor), ngjitur me Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” deri fare afër urës kryesore mbi lumin Ibër.

Ai tregon se kapaciteti i parkingut të ri është për mbi 100 automjete, ndërsa që çmimi për parking është i volitshëm për qytetarë, vetëm një euro, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e parkimit.

Po ashtu, drejtori Muja njofton qytetarët se është lëshuar për shfrytëzim të qytetarëve edhe parkingu ngjitur me tregun e gjelbër, përballë stadiumit të futbollit “Rizah Lushta”, me kapacitet prej rreth 200 vendeve për parkim të automjeteve. Çmimi i parkimit të automjetit në këtë parking është 30 cent për një orë.

Një parking tjetër shumë i përshtatshëm për qytetarë, me mbi 50 vende parkimi dhe çmim prej 1 euro në orë, thotë drejtori Muja, është ai ndërmjet Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” dhe Shkollës “A.Z. Çajupi”.

Ndërkaq, për ata që çmimi i parkimit ju duket i lartë, kanë mundësi që automjetin e tyre ta parkojnë pa pagesë në parkingun me kapacitet prej rreth 200 automjete, afër kompanisë së mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje