Komuna e Prishtinës me projekt për ngritjen e nivelit të sigurisë rreth...

Komuna e Prishtinës me projekt për ngritjen e nivelit të sigurisë rreth parkut të qytetit

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me UN Habitatin dhe UN Women, është duke e realizuar projektin për auditimin e sigurisë dhe punëtorinë Bllok pas Blloku – Minecraft për intervenimet e nevojshme në lagjen rreth parkut të qytetit.

“Ky është një proces përmes të cilit pjesëmarrësit analizojnë karakteristikat fizike të një hapësirë publike, shprehin mendimet e tyre se si hapësirat të fjalë mund të reflektojnë pasiguri, dhe ofrojnë propozime konkrete për përmirësimin e mjedisit urban”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Me këtë rast, do të intervenohet në ndriçim, shenjëzim, infrastrukturë rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane.

Auditimi i sigurisë bëhet përmes ecjeve në grup, në kohë të ndryshme gjatë ditës dhe natës.

Thelbi i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi të sigurt, sidomos për gratë dhe vajzat.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje