Komuna e Skenderajt shpërndan 1000 kontejnerë të mbeturinave

Komuna e Skenderajt shpërndan 1000 kontejnerë të mbeturinave

Komuna e Skenderajt është në fazën e parë të implementimit të planit komunal për menaxhimin e mbeturinave.

Një ndër objektivat e këtij plani është edhe zgjerimi i shërbimit të menaxhimit të mbeturinave, ku Komuna e Skenderajt ka investuar në blerjen e një sasie të kontejnerëve për mbeturina të tipit 120 litërsh.

Komuna e Skenderajt ka shpërndarë një sasi rreth 1000 kontejnerëve të mbeturinave të tipit 120 litra.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se kontejnerët janë shpërndarë në disa pjesë të qytetit dhe disa fshatra sipas prioriteteve që janë përcaktuar në planin komunal dhe sipas klientëve që janë në shërbim.

“Kjo sasi e kontejnerëve nuk është e mjaftueshme për t’i përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve, mirëpo bazuar në memorandumin e bashkëpunimit në mes Komunës së Skenderajt dhe GIZ-it gjerman, së bashku do të shqyrtojmë mundësinë që edhe në të ardhmen të investohet në blerjen e kontejnerëve dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhim sa më të mirë të mbeturinave”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se pavarësisht nga kërkesat dhe gatishmërisë së qytetarëve për të hyrë në shërbim, sfiduese mbeten kapacitetet e Kompanisë “Uniteti”- njësia në Skenderaj për të ofruar shërbim cilësor.

“Komuna e Skenderajt në të ardhmen do të ngritë kapacitet për menaxhim të mbeturinave. E gjitha kjo punë që është duke u realizuar është për ngritjen e vetëdijesimit për një mjedis sa më të pastër”, ka thënë Bekim Jashari.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje