Komunat shënojnë progres në shpenzimin e buxhetit

Komunat shënojnë progres në shpenzimin e buxhetit

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, Beqir Fejzullahu, ka bërë të ditur se raporti lidhur me të arriturat dhe sfidat e komunave për vitin 2017, i është dorëzuar në kryeministri dhe kuvendit të Kosovës.

Fejzullahu tha se komunat janë duke bërë avancim të vazhdueshëm.

“Komunat kanë ndërtuar një sistem të shëndoshë demokratik duke zbatuar detyrat që rrjedhin nga legjislacioni. Është viti i tretë i strategjisë së vetëqeverisjes lokale 2016-2026 dhe MAPL ka punuar ngushtë me komunat për realizimin e detyrave që rrjedhin nga kjo, si dhe janë duke u zhvilluar një sërë aktivitetesh që promovojnë qytetarinë aktive”

Ai tha se trendi i përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje është pozitiv si dhe komunat kanë përparuar në shpenzimin e buxhetit, ku në përgjithësi është shpenzuar 90%.

Në publikimin e Raportit të Funksionimit të Komunave gjithashtu është bërë e ditur se janë evidentuar edhe disa raste komunale që kanë nevojë për përputhshmëri me aktet ligjore.

Sa i përket agjendës evropiane, sekretarja e përgjithshme e MAPL-së, Rozafa Ukimeraj, tha se janë përmbushur 67% të kritereve.

Gjithashtu është bërë e ditur se në disa komuna ka pasur probleme me dhënien e tokave, nuk janë themeluar disa komitete konsultative dhe se raportimet e kryetarëve dhe tubimet me qytetarë nuk janë përmbushur sa duhet.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje