Konfiskohen gjashtë revole në Fushë Kosovë

Konfiskohen gjashtë revole në Fushë Kosovë

Mbrëmë rreth orës 21:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në këtë qytet, me ç’rast kanë konfiskuar 6 armë zjarri.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ku ndaj tij është  iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“I njëjti është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, është bërë me dije në njoftimin e policisë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje