Konflikti me Blunt dhe Real, flet për herë të parë Ledri Vula

Konflikti me Blunt dhe Real, flet për herë të parë Ledri Vula

Ledri vula këngëtari më i dashur për publikun dhe një ndër reperët më të talentuar, në një intervistë për ‘Jo vetëm modë’ ka folur për herë të parë mbi përplasjen me Blunt dhe Real.

Ai ka thënë se nuk e di çfarë ka qenë në të vërtet problemi i tyre. “Në gjithë vitet e karrierës sime dhe bashkëpunimeve që kam bërë është hera e parë që gjërat kanë shkuar në këtë mënyrë, nuk di çfarë të them”, ka thënë Ledri.

Në vazhdim ai ka treguar se ka gjithsesi respekt për ta, “Unë kur punoj me njerëzit ruaj kujtime të bukura dhe nuk dua që ato të prishen vetëm prej një momenti të keq apo konfliktual.

Unë kam respekt për punën e Blunt si Dj dhe për punën që kemi bërë më parë. Por nuk merrem me problemet psikike, nuk jam psikiatër”, ka përfunduar Ledri. Ndërkohë që ai vazhdon të këndojë këngët në të cilat ka bashkëpunuar me ta si për të treguar se nuk ka asnjë hatërmbetje.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje