Kosova dhe Shqipëria bashkohen vitin tjetër!

Kosova dhe Shqipëria bashkohen vitin tjetër!

“Nëse Kosova nuk arrin qëllimin e saj, për t’u njohur ndërkombëtarisht deri vitin e ardhshëm kur edhe bëhen 10 vite nga shpallja e pavarësisë, Kosova do të mbajë një referendum përmes të cilit do të kërkohet bashkimi me Shqipërinë”.

Kështu e nis shkrimin agjencia ruse “Sputnik”, e cila thekson se “Kosova, dikur me maxhorancë serbe (!) i ka mbushur sheshet me flamurin kuqezi me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”,.

Sipas “Sputnik”, Kryeministri Ramush Haradinaj e ka shpallur festë shtetërore, Pavarësinë e Shqipërisë, e cila festohet gjithkund në Kosovë.

Madje, rusët i referohen një burimi, i cili sipas tyre nuk dëshiron të identifikohet duke thënë se i gjithë ky sinkronizim mes shqiptarësh nuk është edhe aq naiv sa duket.

Më pas, “Sputnik” i referohet deklaratave të Thaçit dhe Ramës në lidhje me bashkimin kombëtar.

Rusët kanë shtuar shkrimet e tyre në lidhje me Ballkanin dhe shqiptarët sidomos gjatë viteve të fundit, kur edhe dështoi grushti i përgatitur i shtetit në Mal të Zi, zonë e cila tashmë është nën ombrellën e NATO-s.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje