Kosova do të përfitojë miliona euro për zhvillim të qëndrueshëm

Kosova do të përfitojë miliona euro për zhvillim të qëndrueshëm

Qeverisë e Kosovës ka marrë nisma për marrëveshjen ndërkombëtare të grantit në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin e projektit për përmirësimin e ngrohtores qendrore në Prishtinë.

Me këtë marrëveshje përfituesi do të përfitojë një kontribut financiar në vlerë 2 milionë e 300 mijë euro.

Edhe vendimi për nismën e negocimit të Marrëveshjes së grantit në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për financimin e projektit “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës ne Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III”, është miratuar nga kabineti qeveritar.

Kontributi financiar nga kjo marrëveshje ka vlerën 6 milionë e 500 mijë euro.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për aprovim të nismës për negocim të marrëveshjes për financimin e “Projekti i Ekonomisë Digjitale” në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtarë për Zhvillim.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore të internetit, si dhe i qasjes së qytetarëve dhe institucioneve publike e akademike në burimet e njohurive, shërbime dhe tregjet online. Asociacioni do të japë një kredi në kushte të volitshme në shumën 25 milionë dollarë amerikan.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje