Kosovari mbyt gruan me sëpatë në Gjermani

Kosovari mbyt gruan me sëpatë në Gjermani

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Boon të Gjermanisë. Kosovari 37 vjeçar, Rushit K., ka vrarë gruan e tij me sëpatë.

“Ka të bëjë me vrasje për mbulimin e një krimi”, thonë autoritetet gjermane.

Sipas prokurorit, Rushit K., kishte rrahur bashkëshorten e tij më parë por nga frika se viktima do t’ju tregojë autoriteteve gjermane, ai e kishte mbytur me sëpatë.

Rushit K., i cili punonte si ndihmës në kuzhinën e Bonnit, kishte njohur gruan e tij në vendlindje. Kështu, në gusht të vitit 2017, Donika kishte shkuar në Siegburg, më vizë (bashkim familjar), për t’u  bashkuar me Rushitin.

Gazeta gjermane Bild, shkruan se (Donika), 27 vjeçare, ishte e martuar gjashtë muaj më parë me kosovarin, ndërkaq,  sipas autoriteteve Rushiti vuan nga skizofrenia dhe para se të shkojë në burg për vrasje,  ai duhet të trajtohet seriozisht me medikamente.

Mësohet se Donika një javë përpara tragjedisë, e kishte refuzuar për seks Rushitin, ndërsa ditën e tragjedisë ajo merr një mesazh në telefon të cilën nuk u lejua ta lexonte nga bashkëshorti.

Pas kësaj, kishte pasur përleshje verbale, duke bërë kështu që të eskalojë situata deri të goditja me sëpatë në qafë.

Ndërsa, avokati Ziemer pretendon se Rushiti e kishte dashur shumë Donikën, megjithatë mendon se “ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij.”

“Ai e donte shumë atë. Ai besonte, se kishte arritur gjithçka, çfarë ai kërkonte,” thotë avokati i të pandehurit Max Ziemer.

Për shkak të vuajtjes nga skizofrenia, seanca e ardhshme është planifikuar për 7 qershor.

Kosovari kishte shkuar në Gjermani 17 vjeç, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje