Kriptovalutat në krizë

Kriptovalutat në krizë

Sipas deklaratave qeveritare të Koresë së jugut, këtë javë se planifikohet ndalimi i tregtisë së kriptovalutave.

Kjo deklaratë çoi “Bitcoin në rënie me 11% dhe tronditi tregun e monedhave virtuale, ndërkohë që policia e vendit dhe autoritetet tatimore bastisën bursat lokale mbi dyshimet për evazion fiskal.

Kjo goditje nga Korea e Jugut, një burim kritik i kërkesës globale për kriptovaluta, erdhi ndërkohë që politikëbërësit në të gjithë botën kanë hasur vështirësi në rregullimin e këtij aktivi, shkruan “scantv”.

Ministri i Drejtësisë në Korenë e Jugut, Park Sang-ki, ka thënë se Qeveria po përgatit një ligj për të ndaluar tregtinë e kriptovalutave në bursat e vendit.

Pasi të hartohet, legjislacioni për ndalimin e tregtisë së kriptovalutave do të kërkojë një votë nga Asambleja Kombëtare me 297 anëtarë, një proces që do të marrë muaj apo vite.

Qëndrimi i ashpër nga Qeveria shkaktoi shitjen e kritpovalutave në brenda dhe jashtë vendit. Analistët e industrisë thonë se ndërsa ligji do të hyjë në fuqi, do të jetë tejet e vështirë tregtia, por jo e pamundur.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje