Kroacia zbulon listën për Kampionatin Botëror, Dalic fton yjet më të mëdhenj...

Kroacia zbulon listën për Kampionatin Botëror, Dalic fton yjet më të mëdhenj kroat

Kombëtarja e Kroacisë është njëra nga më të fortat në Evropë.

Në vitet e fundit kroatët kanë qenë një Kombëtare tejet e respektueshme në Evropë ku nuk i munguan edhe sukseset.

Kroacia shihet si njëra nga Kombëtaret që mund t’i befasojë të mëdhatë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar listën preliminare me 31 futbollistë të ftuar.

Kombëtarja e Kroacisë (Photo/ Getty Images)

Nuk mungojnë yjet më të mëdhenj si Luka Modric, Ivan Rakitic, Mario Mandzukic, Mateo Kovacic, Dejan Lovren dhe të tjerë.

Në këtë listë janë edhe dy yjet e Interit, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.

Lista preliminare e Kombëtares së Kroacisë:

Portierët : Danijel Subasic, Lovre Kalinic, Dominik Livakovic, Karlo Letica.

Mbrojtësit : Vedran Corluka, Domagoj Vida, Ivan Striniq, Dejan Lovren, Sime Vrsaljko, Josip Pivaric, Tin Jedvaj, Matej Mitrovic, Borna Barisic, Zoran Nizic, Duje Caleta-Car, Borna Sosa.

Mesfushorët : Luka Modric, Ivan Rakitic, Mateo Kovacic, Milan Badelj, Marcelo Brozovic, Marko Rog, Mario Pasalic, Filip Bradaric

Sulmuesit : Mario Mandzukic, Ivan Perisic, Nikola Kalinic, Andrej Kramaric, Marko Pjaca, Ante Rebic, Duje Cop.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje