Kryemadhi paralajmëron bashkëpunim me PD-në për zgjedhjet lokale

Kryemadhi paralajmëron bashkëpunim me PD-në për zgjedhjet lokale

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nuk e përjashton mundësinë e mbështetjes së kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë se partia që drejton është e vendosur në pozicionin e saj opozitar.

“Nuk është vendim që më përket mua, u përket strukturave të partisë. Zgjedhjet lokale nuk kanë të bëjnë me programe politike por edhe me individët. Individi do të jetë ai që do të garojë. Nuk garon Monika si kryetar e LSI-së, por individi për kryetar bashkie. Sa i përket bashkëpunimit elektoral, LSI-ja është e vendosur në pozicionin e saj opozitar”, ka thënë Kryemadhi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje