Kryemadhi: Protestat për rrëzimin e Qeverisë nuk do të ndalen

Kryemadhi: Protestat për rrëzimin e Qeverisë nuk do të ndalen

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka thënë se beteja për të rrëzuar Qeverinë “Rama 2”, sapo ka nisur dhe se protesta e së shtunës ishte e para në vazhdën e organizimit të protestave të tjera.

Ajo tha se zyrtarë të Policisë së Shtetit, kanë provokuar tension duke ndaluar e mbajtur në rrugë protestuesit e rretheve për orë të tëra.

“Nesër do të jemi më shumë sepse protesta sapo ka nisur, ajo është beteja e parë e luftës së parë. Më lejoni të falënderoj të gjithë ata punonjës të policisë që nuk u bënë pre e provokimeve të qeverisë, që herë pas here tentuan të provokonin turmën. Protesta është për t’i treguar Edi Ramës se e gjithë beteja sapo ka filluar për ta rrëzuar atë. Protesta e ditës së shtunës, sepse agjendën e opozitës nuk e bën më opozita, e bëjnë shqiptarët dhe nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të tij. Sot shqiptarët kanë vrarë frikën”, theksi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje