Kryeministri e presidenti ngushëllojnë familjen Sadikaj – humbën jetën pesë anëtarë të...

Kryeministri e presidenti ngushëllojnë familjen Sadikaj – humbën jetën pesë anëtarë të familjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes llogarive në Facebook kanë shprehur ngushëllime për familjen Sadikaj, për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të kësaj familje në aksident trafiku, njofton Klan Kosova.

“Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj”, ka shkruar Haradinaj.

“Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik”.

Ndërsa presidenti është shprehur se është “shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë”.

“Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje