Kryeministri i Spanjës humbi betejën përballë Kosovës

Kryeministri i Spanjës humbi betejën përballë Kosovës

Gazetës spanjolle “ElConfidencial” ka shkruar se kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, zakonisht nuk udhëheq fushatat kundër Bashkimit Evropian (BE).

Megjithatë, kjo gazetë ka shkruar se Rajoy e ka humbur “Luftën Ballkanike”.

Sipas kësaj gazete, Qeveria spanjolle është përpjekur që Kosova të mos marrë trajtim shtetëror në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

I vënë në presion me çështjen e Katalonisë, është thënë se Rajoy e ka bërë të qartë që në fillim se partnerët e tij nuk do të ulen në të njëjtën tryezë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë këmbëngulja e tij ishte e kotë, ka shkruar “ElConfidencial”.

Kryeministri Rahoy ka dështuar t’i bëjë partnerët e tij në BE të bashkohen me protestat në një samit të planifikuar që do të mbahet në Bullgari më 17 maj.

Kosova e cila është pjesë e “Ballkanit Perëndimor” me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë, do të marrë pjesë në samit.

Sipas “ElConfidencial”, Rajoy do të shkojë në Bullgari, por do të jetë atje për t’u takuar me autoritetet lokale dhe do të jetë i pranishëm në një darkë me liderët evropianë, një ditë para samitit, kurse pastaj do të kthehet në vendin e tij.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje