Kryeministri nderon dëshmorët në Gllogjan

Kryeministri nderon dëshmorët në Gllogjan

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Gllogjan, me rastin e shënimit të 24 majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit.

“Sot kujtuam luftën heroike të Batalionit Gardist. Sakrifica e tyre shkoi deri në vetëmohim, për ta jetësuar ëndrrën tonë për shtet. Djemtë më të zot që pat Dukagjini u përjetësuan me 24 maj 1999, në përpjekje për shpëtimin e shokëve të plagosur. I kujtojmë e i nderojmë për jetë. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje