Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhje

Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhje

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhjen e radhës.

Mbledhja e Kryesisë do të fillojë në ora 11:00.

Ky është rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.
Pikat e papërfunduara nga Seancat e mëparshme:
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.
Përgatitjet për Seancën plenare të radhës
Interpelanca e ministrit të Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.
Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje