Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancave të ardhshme

Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancave të ardhshme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 17 maj.

Njëra prej pikave të rendit të ditës në këtë seancë do të jetë formimi i komisionit hetimor për dëbimin e gjatë shtetasve turq nga Kosova.

Po ashtu, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që vazhdimi i seancave të mbetura në gjysmë të mbahen më 23 dhe 24 maj.

Pas mbledhjes së kryesisë, zyrtarët e opozitës janë shprehur të pakënaqur me dinamiken e punës së Kuvendit.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kjo parti i ka futur në procedurë të rregullt tri projektligje për 17 maj.

Ai ka kritikuar pozitën e cila sipas tij po i ikë përgjegjësisë në raport me Kuvendin.

Kurse, Dardan Sejdiu nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, i ka vlerësuar si të rëndësishme çështjet që do të diskutohen më 17 maj.

“Më 17 maj janë tri tema që për ne janë tepër të rëndësishme. Njëra ka të bëjë me diskutimin e heqjes së romingut për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe diskutimi për t’i hequr pikat doganore në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po ashtu, do të diskutohet për procedimin për herë të dytë të ligjit për kryeqytetin. Përveç tjerash, më 23 maj do t’i kemi interpelancat e mbetura. Interpelanca me kryeministrin për marrëveshjen me ‘Contral Global’ e cila do të trajtohet më 23 maj”, ka thënë Sejdiu.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje