Kryetari i Deçanit i kënaqur me investimet e KEDS-it

Kryetari i Deçanit i kënaqur me investimet e KEDS-it

Me investimet e KEDS-it që kanë ndodhur dhe që po ndodhin në rajonin e Deçanit është i kënaqur edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Investimet kanë të bëjnë me rritjen e kualitetit dhe furnizimin stabil me energji elektrike.

“Gjatë vitit që lamë pas, në komunën tonë në bazë të statistikave dhe terrenit, nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS kanë ndodhur investime serioze në rajonin tonë. Trafo e re me largpërçues ajror në Fshatin Carrabreg – Lagjja Ramosaj. Trafo e re me investim përcjellës në Fshatin Baballoq. Trafo të re me largpërçues ajror dhe nëntokësor në fshatin Strellc i Ulët. Edhe në Isniq kemi pasur trafo të re me largpërçues ajror.

Mos të harrojmë se në 2017 po ashtu ka ndodhur  pëlqimi për shfrytëzimin e hapësirave për ndërtimin, rinovimin e largpërçuesve kabllore dhe ajrore që kalojnë në trasenë e zonave kadastrale të Komunës se Deçanit për të vazhduar trasenë në Komunën e Junikut”,  ka deklaruar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha që me investimet e vazhdueshme në Deçan rrjeti elektrik po përmirësohet dukshëm.

“Deçani është një nga komunat që e ka fokusin e KEDS-it. Kjo, për arsye se rrjeti i trashëguar në atë pjesë ishte në një gjendje mjaft të rëndë. Por, këtë po e ndryshojmë ditë pas dite me investime të vazhdueshme”, ka thënë Buzhala.

Sipas tij, këto investime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Synim yni është të ofrojmë shërbime sa më kualitative dhe sa më të sigurta për konsumatorët”, ka pohuar Buzhala.

Se investimet në Deçan po vazhdojnë, thotë edhe kryetari Ramosaj. Ai tha se investime serioze dhe më se të nevojshme po ndodhin edhe gjatë këtij fillim viti e të cilat sipas tij do të vazhdojnë.

“Në periudhën 2018, do të kemi shtrirje të projekteve investive nga KEDS-i edhe në fshatrat, Lëbushë, Dubovikë dhe Prapaqan. Me rëndësi është të kujtojmë se zona, pra rajoni i komunës së Deçanit ndër dekada është përballur me rrjet të vjetërsuar që ka rrezikuar amvisëritë, ekonomitë por edhe jetën e konsumatorit, ndaj investime si këto janë më se të mirëpritura dhe të nevojshme”, është shprehur Ramosaj.

Kryetari Ramosaj  ka paralajmëruar edhe një projekt gjigant investiv të KEDS-it në këto anë.

Bëhet fjalë për elektrifikimin e bjeshkëve të Deçanit, që drejtpërdrejtë ndihmon në zhvillimin e turizmit.

“Jemi duke biseduar me KEDS-in dhe jemi në rrugë të mirë për mundësinë e investimit dhe elektrifikimin e Bjeshkëve të Deçanit. Parashikohet që deri në vitin 2019, të gjitha familjet që shfrytëzojnë këto bjeshkë të kenë furnizim energji elektrike dhe ky projekt në vete është më madhor sa që e mendon dikush, kur dihet se do të ndikoj në të mirë të zhvillimit të turizmit”, ka deklaruar Ramosaj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje