Kthehet në Tokë astronautja që qëndroi më së gjati në hapësirë

Kthehet në Tokë astronautja që qëndroi më së gjati në hapësirë

Astronautja, Peggy Whitson është rikthyer në Tokë, pasi që ka përfunduar një fluturim rekord që e rendit atë në vendin e parë për qëndrimin në hapësirë.

Dr. Whitson ka qëndruar jashtë planetit për 665 ditë, shkruan Abc.net, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka qëndruar më tej e vetme në një mision 288 ditësh, duke u bërë amerikania e parë që e arrin këtë, por edhe gruaja e vetme në botë.

Ajo ka vënë po ashtu edhe rekorde të tjera gjatë qëndrimit në orbitë – astronautja më e vjetër në botë me 57 vjet dhe femra më me përvojë për ecje në hapësirë, me 10 sish.

Ajo është bërë gruaja e parë që ka drejtuar dy herë stacionin hapësinor, përfshirë atë të nëntorit të vitit të kaluar.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje