Kujdesi ndaj qenve në mot të ftohtë

Kujdesi ndaj qenve në mot të ftohtë

Ashtu si në periudha të ndryshme të vitit ne kujdesemi në forma të ndryshme për veten tonë, duhet të jemi të ndjeshëm edhe për nevojat e qenit tonë gjatë kushteve të ngrohta dhe të ftohta të motit, apo në raste të ndryshme si festivale apo festime.

Qentë e mirë ushqyer janë më të përgatitur për t’i bërë ballë dimrit të ftohtë, veçanërisht nëse ata mbahen përjashta. Ata duan më tepër ushqim për të prodhuar energji të mjaftueshme që t’ia dalin të ftohtit.

Sigurojini qenit tuaj ujë të freskët disa herë gjatë ditës. Ekzistojnë disa tasa uji me ngrohje elektrike, por edhe në këtë rast kontrolli i rregullt është i domosdoshëm.

Streha e qenve që qëndron në ambient të hapur duhet të jetë e izoluar, pak e ngritur nga toka dhe të sigurojë mbrojtje nga era e shirat. Ajo duhet të jetë aq e vogël sat ë ruajë ngrohtësinë e trupit të qenit.

Qentë e mbajtur brenda shtëpisë, mund të kërkojnë më pak ushqim për të patur një formë të mirë trupore se sa qentë e mbajtur jashtë. Qentë qimeshkurtër, qentë e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore mund të kenë nevojë për mbrojtjen e një xhakete të ngrohtë kur ata dalin jashtë.

Kur ndodheni jashtë me qenin tuaj, kujdesuni që të pastroni ndonjë copëz bore apo akulli të ngecur në putrat e tij pasi në të kundërt ato mund të shkaktojnë mpirje dhe më pas dhimbje.

Për shkak të shijes së tij të ëmbël, qentë tërhiqen nga antifrizi dhe mund ta lëpijnë nëse ai është i ekspozuar dhe ju nuk e keni mendjen. Mirëpo, antifrizi është shumë helmues, prandaj mbajeni atë larg kontaktit me qenin tuaj. Nëse për ndonjë arsye ai bie në kontakt me lëngun, shkoni menjëherë tek veterineri.

Nëse dyshoni se qeni juaj vuan nga morthi, mos ia fërkoni pjesët e ngrira pasi kjo mund të shkaktojë dëmtime të mëtejshme. Përsëri, shkoni drejt e tek veterineri.

Festat

Festat në ambiente të hapura dhe festivalet mund të jenë shumë argëtuese për ju dhe qenin tuaj. Festat e zhurmshme dhe të mbipopulluara mund të jenë bezdisëse për qenin tuaj. Prandaj gjykoni me kujdes nëse këto ambiente janë apo jo të përshtatshme për të.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje