Kur pritet të raportojnë 75 zëvendësministrat

Kur pritet të raportojnë 75 zëvendësministrat

Pas kritikave të shumta për numrin e madh të zëvendësministrave, shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj pati kërkuar që atyre t’u ndahen përgjegjësi konkrete dhe që më pas të raportohet për punën e tyre. Ky raportim i zëvendësministrave planifikohet të bëhet në muajin e ardhshëm

Rreth 75 zëvendësministrat e emëruar nga kryeministrit Ramush Haradinaj në muajin prill do të raportojnë për përgjegjësitë që kanë marrë dhe për punët që kanë kryer deri më tani.

Një gjë e tillë u është kërkuar nga kreu i Qeverisë, i cili muaj më parë ka urdhëruar ministrat që t’u ndajnë përgjegjësi konkrete zëvendësministrave.
Megjithatë, analistët politikë thonë se raportimi i zëvendësministrave nuk do të jetë përmbajtjesor, prandaj kërkojnë të publikohen raportet e punës së ministrave dhe të zëvendësve të tyre.

Vlerësohet se në secilën ministri duhet të jetë vetëm nga një zëvendësministër e jo nga katër apo pesë siç janë aktualisht, shkruan tutje “Zëri”.
Raportimi i zëvendësministrave vjen disa muaj pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për punë konkrete nga ta.

“Mund të duket numër i madh i zëvendësministrave, por po bëhet punë dinamike… Kërkoj nga ministrat t’u ndajnë përgjegjësi konkrete zëvendësministrave dhe më pas të raportojnë për këtë. Ata duhet ta arsyetojnë pagën që e marrin ose duhet të shohim nëse duhet t’ua marrin besimin e dhënë”, pati deklaruar Haradinaj.
Kurse Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se zëvendësministrat do të raportojnë në muajin e ardhshëm për punët që kryejnë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje