Kurti: Mbi 100 persona i bashkohen VV-së në bastionin e PDK-së

Kurti: Mbi 100 persona i bashkohen VV-së në bastionin e PDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetin Xhelal Sveçla morën pjesë sot në tubimin që u mbajt në lokalet e shkollës fillore “Migjeni” në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë, shkruan Magazina.al.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se në këtë fshat, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen Vetëvendosje,.

“Në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në Lëvizjen tonë.

Bashkë me deputetin Xhelal Sveçla ishim në tubimin që u mbajt në lokalet e shkollës fillore “Migjeni” në këtë fshat.

Nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, Koordinatori i Qendrës sonë, Ali Jonuzi, asamblisti e profesori Ymer Haradinaj dhe unë, ju drejtuam të pranishmëve dhe bashkëbiseduam me ta për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin organizativ të VETËVENDOSJE!-s. Strukturat tona po e rrisin anëtarësinë gjë që po e dinamizon Lëvizjen”, shkruan Kurti.

Fotografia e Albin Kurti

Fotografia e Albin Kurti

Fotografia e Albin Kurti

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje