Kush ishin vajzat që e kthyen shtatzëninë në telenovele

Kush ishin vajzat që e kthyen shtatzëninë në telenovele

Vajzat tona të njohura që i përkasin showbizit shqiptar duket se shtatzaninë e tyre për një moment e kthyen në një telenovelë.

Nuk e kuptuam kush ishte kompleksi i tyre për të pranuar që në hapat e parë alumidimet se thashethemet për shtazëninë e tyre ishin mëse të vërteta.

Albeu.com iu rikujton se kush ishin vajzat të cilat na kanë lodhur disi për ta pranuar këtë fakt. E nismi me Xhensila Myrtezaj. Që mbas martese dolën thashetheme se ajo dhe Besi ishin në pritje të ëmbël.

Pas këtyre thashethemeve me Xhensilën nisi një “luftë” e vërtetë pasi ajo shpesh tentonte të fshinte edhe barkun e saj me photoshop. Këtë fakt ajo e pranoi në një moment që një fans i saj e kapi “mat”, epo nuk kishte më kuptim derisa ajo na e pranoi vetë se priste një vajzë.

Lidhja e këngëtares Altuna Sejdiu (Tuna) me vëllanë e Robert Berishës, Patrisin është komentuar shumë gjatë. Edhe shtatzania e Tunës ishte tejet e komentuar deri kur ajo vendosi që publikisht ta pranoj se pret fëmijën e Patris Berishës.

Një tjetër vajzë që është në pritje të ëmbël është edhe Adelina Tahiri. Edhe Adelina e ka kthyer disi në një film me metrazh të shkurtër shtatzëninë e saj, pasi e mohonte derisa fansat i nxorën foton. Tashmë ajo pret të lindi djalin e saj. Epo vajza ku ka zë nuk është pa gjë. /albeu.com/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje