Kuvendi ndërpren punimet, seanca vazhdon nesër

Kuvendi ndërpren punimet, seanca vazhdon nesër

Kuvendi i Kosovës ka ndërpre punimet e seancës së sotme për shkak të mungesës së korumit.

Seanca do të vazhdojë nesër punimet nga ora 10:00, me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës të mbetura nga seanca e sotme.

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancën e rregullt plenare, ndërsa në rend dite ishin 25 pika e ndër to edhe pesë interpelanca. Katër interpelanca janë për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe një për ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje