Kuvendi votoi pro formimit të Komisionit hetimor për turqit e deportuar

Kuvendi votoi pro formimit të Komisionit hetimor për turqit e deportuar

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 5 abstenime miratoi formimin e Komisionit hetimor lidhur me rastin e gjashtë shtetasve turq të deportuar në Turqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje kishin kushtëzuar votimin e ligjeve tjera me formimin e këtij Komisioni.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në fillim të seancës tha se institucionet po shpijnë nga një krizë në tjetrën.

Ai tha se në vend që deputetët të merren me çështjet që brengosin qytetarët, po duhet të merren me skandalet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje