Ky është ekipi komik i Kuvendit të Kosovës që do të lobojë...

Ky është ekipi komik i Kuvendit të Kosovës që do të lobojë për viza

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka bërë nijet që të nisët për një ekspeditë lobuese në Evropë për heqjen e vizave. Befason ekipi që do të marrë me vetë. Është Teuta Rugova, që s’ka folur asnjë fjalë kurrë në Kuvend, është Evgjeni Thaçi – mbesa e presidentit Thaçi, Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti që në Kuvend po luftojnë mes vete e edhe Fikrim Damka, një adhurues i autokratit turk Recep Tayyip Erdogan.

Me t’u dhënë lajmi se nga Kuvendi i Kosovës do të nisej një ekip për të lobuar për heqjen e vizave kishin shpërthyer komentet se sa joproduktive do të mund të ishte ky vizitë.

Tash kur dihet kush do të jetë ekipi që do të provojë të bind Bashkimin Evropian të na i heq vizat, shpresat mund të zvogëlohen akoma.

Atje do të shkojë deputetja e LDK’së, Teuta Rugova. Deputetja që asnjëherë nuk ka mbajtur as një fjalim të vetëm, ia ka mësyrë Evropës për t’i treguar se pse meritojnë kosovarët heqjen e vizave.

Në ekip nga PDK’ja vec kryetarit është edhe deputetja Evgjeni Thaçi – Dragusha, mbesa e Presidentit Thaçi.

Ndërkaq, është edhe përfaqësuesi i komunitetit turk në Kuvend, Fikrim Damka, që njihet si adhurues i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Aty do të jenë edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes dhe Aida Dërguti e PSD’së. Dyshja së fundmi kanë shfrytëzuar Kuvendin për t’u përplasur ashpër mes vete. Nuk dihet se a do të ketë armëpushim mes tyre kur të vizitojnë bashkë kryeqendrat evropiane.

Nga AAK’ja do të shkojë deputetja Time Kadriaj e nga Lista Srska deputeti goran Adem Hodza.

Turi do të fillojë në Vjenë, ku kryeparlamentari do ta takojë homologun e tij austriak, Ëolfgang Sobotka.

“Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë takime edhe me Kryetaren e Grupit Parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, Carmen Jeitler-Cincelli, ndërsa do të pritet në një takim edhe nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Austrisë si dhe takime tjera me zyrtarë të shtetit austriak”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Gjatë vizitës zyrtare në Austri, Veseli dhe deputetët kosovarë do të marrin pjesë edhe në Forumin Ekonomik Austri-Kosovë të cilin e ka organizuar Oda Ekonomike Austriake në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje