Ky ishte smartfoni i parë në botë

Ky ishte smartfoni i parë në botë

Para ekzistimit të Iphone, Samsung dhe kompanive të tjera të mëdha me telefonë të mençur, një tjetër kompani kishte provuar të fuste këtë teknologji në jetën e njerëzve.

Modeli i parë i telefonit të mençur quhej Simon dhe kishte dalë në shitje më 1994.

Ai kishte shërbime të integruara si ekran me prekje, shërbim për e-maile dhe disa aplikacione bazike.

Por, Simoni kishte edhe probleme të tjera siç ishte bateria që zgjaste vetëm një orë dhe raportet e ndryshme thonë që ai ishte dështim pasi u shit në vetëm 50 mijë copë dhe qëndroi në shitje për vetëm gjashtë muaj. /albeu.com/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje