Ky produkt shtëpiak është dhjetëfish më i fuqishëm dhe më i mirë...

Ky produkt shtëpiak është dhjetëfish më i fuqishëm dhe më i mirë se klori për pastrimin e tualetit

Të gjithë mund të pajtohemi kur themi se tualeti është vendi më i keq në shtëpi për t’u pastruar. Apo jo?

Të gjithë njerëzit, pavarësisht se nga janë, duan ta kenë një shtëpi të mirë dhe të pastër, e veçanërisht tualetin. Dhe, kjo është pikërisht arsyeja se përse njerëzit blejnë produkte të shtrenjta pastrimi, të cilat janë të mbushura me lloje të ndryshme të kimikaleve dhe materialeve toksike, e që janë të dëmshme për shëndetin.

Por, fatmirësisht ekziston edhe një produkt shtëpiak me vetëm dy përbërës – të cilat veçse i keni në kuzhinën tuaj – e që bën mrekulli në pastrimin e tualetit.

Përbërësit:

– Një gotë uthull

– Një gotë sapun të lëngshëm

– Një leckë pastrimi

– Një shishe të zbrazët spreji

Fillimisht e nxehni uthullën për tre minuta dhe e derdhni në shishen e zbrazët. Ia shtoni sapunin dhe i përzieni mirë. Këtë produkt e aplikoni në zonën ku keni dëshirë, e lini një minutë ashtu dhe e pastroni me leckën e pastër.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje