Lajm i mirë për shqiptarët, Google Maps tani edhe në shqip

Lajm i mirë për shqiptarët, Google Maps tani edhe në shqip

Google Maps është një zgjidhje shumë e nevojshme sidomos kur udhëtojmë në vende në të cilat nuk kemi qenë më parë.

Pas rreth 14 vitesh Google Maps ka arritur në një numër përdoruesish prej 1.25 miliard, të cilët e përdorin këtë aplikacion në të përditshmen e tyre për të zbuluar vende të reja.

Tashmë përdoruesit shqiptarë do kenë mundësinë të përdorin Google Maps edhe në gjuhën e tyre pasi ofrohet dhe në shqip. Ky aplikacion tashmë ofron 39 gjuhë të reja dukë përfshirë gjuhën shqip, maqedonishten, turqishte, boshnjaken dhe gjuhë të tjera perëndimore.

Ky vendim është marrë nga Google maps pasi shihet një rritje shumë e madhe e përdoruesve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje