Lajmi që po tronditë botën: Kina urdhëron ushtarët që të bëhen gati...

Lajmi që po tronditë botën: Kina urdhëron ushtarët që të bëhen gati për luftë

Lajmi që po tronditë botën: Kina urdhëron ushtarët që të bëhen gati për luftë

Presidenti kinez, Xi Jinping në një fjalim të mbajtur para ushtarëve, u ka thënë atyre që të shtojnë kapacitetet dhe të fillojnë stërvitjet për luftë të vërtetë.

Ai ka urdhëruar gjitha nivelet ushtarake që të përcjellin një udhëzim për stërvitje dhe përgatitje lufte.

64-vjeçari, i cili konsiderohet si lideri më i fuqishëm komunist që prej Mao Zedongut, gjithashtu i ka porositur ushtarët që të mos i frikësohen vdekjes, raporton kanali shtetëror kinez CCTV.

Para presidentit qëndruan mijëra ushtarë në një takim që u mbajt në Baoding në Provincën Hebei, transmeton Koha.net.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Xinhua, kjo ishte hera e parë që Qendra ushtarake e Kinës mban një takim mobilizues për të gjitha forcat e armatosura.

Në takim morën pjesë 7 mijë ushtarë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje